A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z Å Ä Ö

Om PRO

BASHKËSI DHE NDRYSHIM

PRO është njëra nga lëvizjet më të mëdha dhe më aktive popullore në Suedi. Ne ndikojmë në çështjet e rëndësishme për shoqërinë, dhe kujdesemi që jeta si pensionist është më argëtuese dhe më shumë zhvilluese.

Organizata Kombëtare e Pensionistëve (sued. PRO), është vendtakimi më i madh i Suedisë për pensionistët. Rreth 360 000 anëtarët tonë, janë të përhapur në tërë vendin. Tek ne mund të takosh njerëz të rinj, të arsimohesh, të udhëtosh, të kënaqesh me kulturë, dhe të marrësh pjesë në aktivitetet e ndryshme të shëndetshme.  

PRO është, po ashtu, zëri i pensionistëve në politikë. Ne ndikojmë tek vendimmarrësit dhe tek organet politike, në lidhje me çështjet e rëndësishme për të moshuarit. PRO është një organizatë e pavarur politike dhe fetare, e cila drejtohet në mënyrë demokratike nga anëtarët. Së bashku, ne angazhohemi për një shoqëri ku qytetarët kanë siguri ekonomike, ku ka kujdes dhe përkujdesje të mirë shëndetësore, ku mjedisi për jetesë është i sigurt dhe stimulues. Mirë se vjen në PRO!